E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim u theksua bashkëpunimi i mirë ekonomik mes dy vendeve, bashkëpunim i cili duhet të përdoret për të thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe për të filluar projekte të reja të përbashkëta.
Ministri Kuçi takoi ambasadoren e Kroacisë Danijela Barishiç







Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi sot u takua me ambasadoren e Kroacisë në Shkup, E.S. Danijela Barisiç. Në takim u theksua bashkëpunimi i mirë ekonomik mes dy vendeve, bashkëpunim i cili duhet të përdoret për të thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe për të filluar projekte të reja të përbashkëta.

Republika e Kroacisë është një partner shumë i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë, dhe në vitin 2015 është vendosur në vendin e 15-të në shkëmbimin tregtar,ndërsa në periudhën janar-maj 2016, Kroacia gjendet në vendin e 14-të në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë ka volum më të madh të tregtisë.

Ambasadorja Barisiç, gjatë takimit dorëzoi ftesën që Ministrit Driton Kuçi, i ka dërguar homologu i tij kroat Tomislav Paneniç, për pjesëmarrje në Samitin e ardhshëm të nismës së liderëve të Adriatikut, Balltikut dhe Detit të Zi, i cili do të mbahet më 25 dhe 26 gusht në Dubrovnik, ku janë të ftuar kryeministrat dhe ministrat e 20 vendeve.

Ministrat e Ekonomisë temë të përbashkët gjatë këtij samiti do ta kenë energjetikën, ndërsa qëllimi i samitit është krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim trans-atlantik, dhe implementimin e strategjisë për anëtarësim në BE.

Publikuar: 27.07.2016 | 15:26
Lexuar: 668 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime