E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

SPB e Tetovës ka pasur shumë punë ditën e djeshme, duke lëshuar padi kundër 8 tetovarëve.
Policia ngre padi për 8 tetovarë


Kundër personit me iniciale A.E. (22) nga Tetova është ngritur padi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer nëntë vepra penale “vjedhje të rënda”, prej të cilave 5 kanë mbetur në tentim.

Poashtu është paditur edhe personi Sh.L. (50) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “fshehje”.

Në periudhën mes muajve mars dhe maj të këtij viti, në territorin e Tetovës dhe fshatrave Ozornisht, Pallaticë dhe Treboshnicë, A.E. ka vjedhur mjete elektrike dhe mjete tjera të ndryshme. Nga ana tjetër, SH.L. i ka blerë këto mjete me çmim të ulët edhe pse e ka ditur që janë të vjedhura, shkruan Gazeta Lajm.

SPB Tetovë ka paditur edhe personin A.Sh. (24) nga fshati Dobrosh nën akuzën për vepër penale tregti me drogë dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit policor në shtëpinë e tij më 7 korrik është gjetur një pushkë automatike, dy plumba, kurse në oborr janë gjetur tetë rrënjë të bimës “kanabis sativa”.

Policia e Tetovës kundër personave P.G. (47), Gj.V. (55), G.c. (42) dhe Gj.D. (62) ka ngritur padi për shkak të veprës penale “bixhoz”. Më 17 korrik ata janë kapur në klubin e pensionistëve duke luajtur lojëra fati-bixhoz, shkruan Gazeta Lajm.

SPB e Tetovës ka paditur personin K.K. (41) nga Reçica e Vogël nën akuzën për vepër penale “ndërtim pa leje”. Gjatë vitit 2015, ai e ka zgjeruar lokalin e tij në rrugën “Ilindenska” në Tetovë për 55 metra katrorë dhe ka vendosur konstruksion metali pa siguruar leje ndërtimi nga organi përkatës.

Publikuar: 27.07.2016 | 15:46
Lexuar: 738 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime