E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studimi i parë ka pyetur një burrë të vetëm dhe një grua të tregojnë se a marrin pjes në aktivitete bamirësie dhe sa shpesh bëjnë seks.
Nëse dëshironi të bëni më shumë seks, vetëm bëjeni këtë gjë të thjeshtë
Dy studime të ndryshme të publikuara në British Journal of Psychology kanë zbuluar një arsye bindëse që do të na bëjë të dhurojmë para për bamirësi, të vizitojmë më shpesh shtëpinë e pleqve etj., pasi që njerëzit më zemërgjerë apo bamirës, kanë më shumë seks!

Studimi i parë ka pyetur një burrë të vetëm dhe një grua të tregojnë se a marrin pjes në aktivitete bamirësie dhe sa shpesh bëjnë seks.

Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë heteroseksuale kanë më shumë vëmendje seksuale kur janë më aktive në aktivitetet e bamirësisë, përderisa meshkujt që janë më zemërgjerë dhe marrin pjesë në aktivitete të tilla është zbuluar se kanë më shumë partnerë seksual gjatë jetës së tyre.

Në studimin e dytë, studentëve u ishin dhuruar 100 dollarë. Ata kishin pasur mundësinë t’i dhurojnë të gjitha ato për bamirësi, të dhurojnë vetëm një pjesë të tyre, ose t’i mbajnë të gjitha për vete.

Meshkujt që kishin dhuruar më shumë para për bamirësi ishte zbuluar se kanë më shumë partnerë seksual, përderisa gratë më bamirëse kishin seks më shpesh.

Pra është e qartë se ekziston një lidhje pozitive mes seksit dhe të qenit zemërgjerë.

Kompleksi i vetëm rreth kësaj është se nuk e dimë se si funksionon saktësisht kjo lidhje. A janë njerëzit bamirës më tërheqës si rezultat i kësaj? Ose a janë njerëzit më shumë bamirës për shkak se bëjnë më shumë seks? Askush nuk është plotësisht i sigurt.

Por, shikojeni në këtë mënyrë: të qenit zemërgjerë dhe bamirës është një gjë e mahnitshme. Shfrytëzojeni mundësinë e seksit si arsye për të dhuruar më shumë para dhe për të punuar si vullnetarë në aktivitete të ndryshme – nuk do të pendoheni.

Publikuar: 29.07.2016 | 22:41
Lexuar: 659 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime