E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rikompozimi i qeverisë Karamanlis ishte një lëvizje që pritej prej kohësh. E përfolur që prej fillimit të vjeshtës, kur popullariteti i kabinetit dhe i vetë drejtuesit të tij filloi të lëkundej për shkak të skandaleve e sidomos atij të fundit, që mbeti në histori me emrin “Vatopedi” e u kushtoi aq shtrenjtë disa ministrave. Duke filluar me Jorgos Bulgarakis, Theodoros Rusopulos, e pardje, me ministrin e bujqësisë e zëvendësministrin e jashtëm.
Komenti i Javės











Nga Robert Goro


Rikompozimi i qeverisë Karamanlis ishte një lëvizje që pritej prej kohësh. E përfolur që prej fillimit të vjeshtës, kur popullariteti i kabinetit dhe i vetë drejtuesit të tij filloi të lëkundej për shkak të skandaleve e sidomos atij të fundit, që mbeti në histori me emrin “Vatopedi” e u kushtoi aq shtrenjtë disa ministrave. Duke filluar me Jorgos Bulgarakis, Theodoros Rusopulos, e pardje, me ministrin e bujqësisë e zëvendësministrin e jashtëm.

Sigurisht që karriget ministrore janë dëmi më i pakët përballë rrokopujës që ka marrë qeveria e që duket e pakthyeshme.

Se sa do të ndikojë rikompozimi në rritjen e popullaritetit, kjo ndoshta tregohet brenda kësaj të diele, me sondazhet që do të publikohen. Megjithëse, pak gjasa ka që “marifeti i rikompozimit” t’i rrisë aksionet e zhvlerësuara të qeverisë.

Një emërues i përbashkët në gjithë komentet e bëra këto ditë për qeverinë e re është se “nuk është çështje personash, por politikash”. Ky sigurisht se është një pohim i përgjithshëm, e që në rastin konkret e humbet edhe më shumë peshën e vet.

Sepse, në “këtë farë feje” ku është katandisur vendi, vetëm zoti mund ta ndihmojë. Por edhe zoti duket se e ka braktisur Karamanlisin, po të marrim parasysh se skandali më i madh e i më i dëshëm u shkaktua nga ... përfaqësuesit e zotit në tokë, pra nga murgjit me në krye Efremin...

Opozita nga ana e vet, e komentoi me nihilizëm aktin e fundit të kryeministrit dhe PASOK-u thekson vazhdimisht se vendit i duhet një qeveri e re dhe një kryeministër i ri. Dhe merret kollaj me mend se për çfarë qeverie e çfarë kryeministri e kanë fjalën. Për një qeverisje socialiste, natyrisht; me kryeministër Papandreun.

Por opozita është e ndërgjegjshme se, edhe nëse ndodhte një mrekulli dhe vihej vërtet në krye të vendit në këto momente, do të merrte në duar një patate shumë të nxehtë që do t’i frynte për vite të tëra e s’do ta ftohte dot. Problemeve të shumta që ka vendi aktualisht, i shtohen edhe pasojat e krizës globale financiare, që sipas ekpertëve, këtu do të fillojnë të ndihen më së shumti muajt e ardhshëm. Por opozita flet kështu, pse kështu ia don puna, dhe mirë bën.

Publikuar: 19.01.2009 | 02:13
Lexuar: 807 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime