E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Terje Sporsem tha se ka gjetur këtë formë proteste kundër atyre që vrasin në emër të terrorizmit dhe orientimit seksual. Si komedian, tha ai, mënyra më e mirë për të shprehur qëndrimin tim, sigurisht që është humori.
Parodi kundër terrorit









Parodia është një ndër “armët” më perfekte për t’iu kundërvënë terrorit dhe këtë e di më mirë Terje Sporsem, komedian norvegjez.

Ai ka guxuar duke realizuar nje video-parodi për kreun e të vetshpallurit “Kalifatit Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi. Videoja erdhi si një kundërpeëgjigje ndaj vrasjes masive terroriste të 12 qershorit në “Gay Club” të Orlandos, ku humbën jetën 49 persona dhe u plagosën 53 të tjerë.

Terje Sporsem tha se ka gjetur këtë formë proteste kundër atyre që vrasin në emër të terrorizmit dhe orientimit seksual. Si komedian, tha ai, mënyra më e mirë për të shprehur qëndrimin tim, sigurisht që është humori.

Kenga titullohet “My Bagdaddy”, ku kreu i ISIS paraqitet si homoseksual. Një aktor, i cili luan rolin e Abu Bakr Bagdadit është protagonist i videos së bashku me komedianin , ku teksti këngës flet për një histori dashurie mes tyre.

Pastaj, shton komediani norvegjez, emri i Abu Bakr al-Baghdadi tingëllon bukur muzikalisht.

Publikuar: 03.08.2016 | 16:34
Lexuar: 560 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime