E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të gjitha fluturimet nga Aeroporti ndërkombëtar i Dubait janë shtyrë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet vendase, për shkak se shërbimet e emergjencave janë duke u përballur ende me situatën e krijuar.
Dubai, rrëzohet avioni në zbritje e sipër. Evakuohen rreth 300 udhëtarët









Një avion pasagjerësh i një kompanie fluturimesh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është përplasur teksa ulej në Aeroportin ndërkombëtar të Dubait, ndërkohë që në bordin e tij gjendesh thuajse 300 persona.

Pamjet e para të publikuara “online” tregojnë një re të dendur tymi që ishte ngritur prej avionit të rrëzuar. Megjithatë, zyra për shtyp e qeverisë së Dubait bëri të ditur përmes “Tëitter”-it se të gjithë pasagjerët ishin evakuuar dhe ishin të sigurtë, duke mos shënuar asnjë të lënduar deri më tani.

“Boeing 777” ishte nisur nga qytetin indian i Trivandrumit drejt Dubait. Linja ajrore e Emirateve njoftoi se në avion gjendeshin 275 pasagjerë, përveç anëtarëve të ekuipazhit. “Prioriteti ynë kryesor është tashmë siguria dhe mirëqenia e atyre që u përfshinë në këtë incident”, tha kompania ajrore.

Të gjitha fluturimet nga Aeroporti ndërkombëtar i Dubait janë shtyrë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet vendase, për shkak se shërbimet e emergjencave janë duke u përballur ende me situatën e krijuar.

“Emirates” është kompania ajrore më e madhe e Lindjes së Mesme, ndërsa aeroporti i Dubait është edhe nyja kyçe e transportit ajror mes Europës dhe vendeve të tjera të Azisë Lindore e Juglindore, një aeroport që u shërben më shumë se 66 milionë udhëtarëve në vit.

Publikuar: 03.08.2016 | 16:43
Lexuar: 598 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime