E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndeshja kthyese e raundit të tretë eliminator në Ligën Evropa, Mlada Boleslav – Shkëndija do të zhvillohet nesër në orën 19.00
Liga Europa: Shkëndija shpreson në kualifikim  e “Play Off-it”






Skuadra e Shkëndijës ka udhëtuar në Çeki për t’u përballur me Skuadrën ‘Mllada Boleslav’, në ndeshjen kthyese të raundit të tretë eliminatore në Ligën Evropa.

Stafi teknik dhe futbollistët janë optimistë për kalimin në raundin e plej ofit, por nga të gjithë kërkohet të jep maksimumin në terrenin e gjelbër.

Në stadiumin “Metski“ në rajonin e Mllada Boleslavit në Çeki, pritet të ketë edhe një numër të vogël të tifozëve “Ballistët”, përkrahja e të cilëve mund të jetë motivuese për të arritur sukses. Kujtojmë se në ndeshjen e parë që u zhvillua në Shkup, kuqezinjtë tetovar fituan 2-0.

Ndeshja kthyese e raundit të tretë eliminator në Ligën Evropa, Mlada Boleslav – Shkëndija do të zhvillohet nesër në orën 19.00, sipas kohës lokale në Maqedoni, ndërsa do të drejtohet nga arbitri nga Uellsi Li Evans. /Sh. S. /

Publikuar: 03.08.2016 | 17:29
Lexuar: 447 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime