E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që pas finales së Europianit, Pogba ndodhet me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka vizituar disa qytete si Miami, Los Angeles, Las Vegas dhe së fundmi New York.
Shifrat e çmendura të blerjes së Paul Pogba

Në pritje të zyrtarizimit të Paul Pogbas te Manchester United, që do të jetë edhe blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit, Daily Express ka zbuluar shifrat e cmendura që Djajtë e Kuq do të shpenzojnë për të patur shërbimet e 23-vjecarit. Në arkat e Juventusit do të shkojnë plot 133 milionë Euro, shumë të cilës bardhezinjtë e patën të pamundur t’i rezistonin. Vetë lojtari do të përfitojë 328 mijë Euro në javë, e barazvlefshme me 1.2 milionë Euro në muaj. Edhe pse marrëveshja duket praktikisht e mbyllur, Manchester United pritet ta zyrtarizojë vetëm pasi Pogba të kalojë me sukses vizitat mjekësore dhe të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Kjo mund të ndodhë para ndeshjes mes Leicesterit dhe Manchester United për Superkupën e Anglisë që do të zhvillohet me 7 gusht. Që pas finales së Europianit, Pogba ndodhet me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka vizituar disa qytete si Miami, Los Angeles, Las Vegas dhe së fundmi New York. Ndërkohë i pyetur për blerjen e francezit, Mourinho është shprehur se nuk mund të flasë për lojtarë që nuk kanë firmosur ende për Manchester United, por ka siguruar gjithashtu se Djajtë e Kuq kanë nevojë edhe për një blerje të madhe, që pa dyshim do të jetë Paul Pogba.

Publikuar: 04.08.2016 | 16:29
Lexuar: 466 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime