E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësuesi i Maqedonisë klubi I futbollit Shkëndija në ndeshjen e play off-it për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën e Europa do të përballet me skuadrën belge Gent. Ndeshja e parë është caktuar të zhvillohet më 18 gushtë në Belgjikë, ndërsa ajo kthyese më datën 25 gusht në Shkup
Shkëndija  nëpërmjet Gentit synon kualifikim në Grupe
LIGA EUROPA: GENT & SHKËNDIJA NË PLAY OFF



Në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për “play-off”-in e Ligës së Europës, raund në të cilin do të marrin pjesë edhe dy skuadra shqiptare.

Përfaqësuesi i Maqedonisë klubi I futbollit Shkëndija në ndeshjen e play off-it për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën e Europa do të përballet me skuadrën belge Gent. Ndeshja e parë është caktuar të zhvillohet më 18 gushtë në Belgjikë, ndërsa ajo kthyese më datën 25 gusht në Shkup.

Skuadra tetovare deri në këtë fazë arriti duke i eliminuar ekipet Krakovija të Polonisë, Nefçi Baku të Azerbajxhanit dhe në xhiron e tretë eliminoi skuadrën Mlada Boleslav nga Republika Çeke. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara skuadra tetovare ka të shënuara 4 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë.

Ndërsa, Partizani i Tiranës do të ndeshet me ekipin rus Krasodar.

22 fituesit e “play-off”-it do të shkojnë më parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, shorti i së cilës do të hidhet në Monako, më 26 gusht.

Publikuar: 05.08.2016 | 14:41
Lexuar: 532 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime