E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç deklaroi ai më shumë probleme në nivel të tensionit të mesëm në rrjetin distribues u shkaktuan në rajonin e Shkupit, Manasatirit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës.
Nga moti i ligë pjesë të vendit pa rrymë, ekipe të EVN-së punojnë në terren



Ekipe të EVN Maqedoni punojnë në sanimin e defekteve të shkaktuara në furnizimin me energji elektrike nga moti i ligë që dje përfshiu pjesë të vendit.
Zëdhënësi i EVN Maqedoni Atanas Kovaçevski infomroi se ekipe të përforcuara janë gjithkund në ato vende ku ka probleme në furnizimin apo ndërprerjen ku shfrytëzuesit nuk kanë furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike.

Siç deklaroi ai më shumë probleme në nivel të tensionit të mesëm në rrjetin distribues u shkaktuan në rajonin e Shkupit, Manasatirit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës. Probleme të caktuara në furnizim ka pasur edhe në rajonin e Ohrit.

Në rajonin e Shkupit, siç tha ai, në Saraj, Matkë është vendosur furnizim normal i energjisë elektrike. Mbesin pa furnizim me energji elektrike Vollkova, Ormani, Novosellsi Pat, Stenkoveci, Momin Potok dhe Zllokuqani. Në rajonin e Shkupit në Bllacë të Poshtme dhe në vendkalimin kufitar Bllacë ka problem me furnizim me energji elektrike, ndërsa Fusha e Tophanës dhe Vizvegova në rajonin e Shkupit janë pa furnizim të energjisë elektrike.

Në rrugë të caktuara në qytetin e Shkupit edhe pse janë sanuar defektet në trafostacionet nuk është lëshuar tension që të munden ekipet e NP Ujësjellës dhe Kanalizim si dhe shërbimi zjarrfikës të intervenojnë dhe të mund të pastrojmë bodrumet dhe ato vende kritike ku ka lymërishtë nga uji dhe mbeturinat.

Në rajonin e Gostivarit problem me furnizimin ka në në Nikoforovë, Leunovë, në rajonin e Manastirit Germia, Baçi, Zhivojnë dhe në Brod, ndërsa në rajonin e Ohrit ekipet intesivisht punojnë në evetimin e defekteve në Berovë të Poshtme dhe të Epërme dhe Kuraticë.

Në rajonin e Kërçovës në Zajas, Starfvinë e Epërme, si dhe Samokov.

Në rajonin e Kërçovës pa furnizim me energji elektrike janë Sllatina, Krushei dhe Topilnica.

Në rajonin e Tetovës ekipet punojnë në Shipkovisë dhe Brodec dhe sellcë në pjesën e trasës spo rrjetit distribues i cili i furnizon me energji elektrike këto vende të banuara.

Në rajonin e Shtipit Karbincë dhe Tarincë janë pa furnizim me energji elektrike.

"Ekipet e EVN Maqedoni janë në koordinim me shtabin e krizave të Qytetit të Shkupit. tashmë po mbahen mbledhje intensive që të kahëzohen aktivitetet atje ku më së shumë është e nevojshme të sanohen dëmet të cilat i shkaktoi moti i ligë", tha Kovaçevski.

Publikuar: 07.08.2016 | 15:56
Lexuar: 431 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime