E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

United do të shpenzojë 110 milionë euro për Pogba, i cili do të parakalojë në këtë mënyrë Gareht Bale,i blerë nga Real Madrid për 1-1 milionë euro në 2013-ën.
Telenovela Paul Pogba ka arritur në fund









Pas shumë negociatash dhe shumë deklaratash Manchester United dhe Juventus kanë arritur një marrëveshje, me bardhezinjtë që, sipas shtypit anglez, mësohet t’i kenë dhënë leje mesfushorit francez që të zhvillojë vizitat mjekësore me klubin anglez.

“Djajtë e Kuq” do të presin hapjen e bursës (të hënën) për të zyrtarizuar blerjen e futbollistit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

United do të shpenzojë 110 milionë euro për Pogba, i cili do të parakalojë në këtë mënyrë Gareht Bale,i blerë nga Real Madrid për 1-1 milionë euro në 2013-ën.

“Pogba do të kthehet nga pushimet të dielën në mbrëmje dhe të hënë në mëngjes do të jetë në Vinovo”, ka thënë trajneri Allegri në konferencën e djeshme për shtyp, por tashmë mund të thuhet se gjithçka ka mbaruar.

Ekipi i Mourinhos do të zbresë pas pak orësh në fushë për t’u përballur me Leicester në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, e vlefshme për Superkupën e Anglisë.

Kjo është një tjetër arsye pse është vendosur që zyrtarizimi i francezit të shtyhet, në mënyrë që ekipi të mos ketë asnjë shpërqendrim para ndeshjes. Kështu, Paul Pogba, i cili është larguar nga Mançesteri 4 vite më parë, është kthyer në shtëpi dhe mund të festojë trofeun e parë me shokët e rinj të skuadrës.



Publikuar: 07.08.2016 | 16:09
Lexuar: 437 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime