E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Nga fundi i ditës të reshurat do të ndalen.
Sonte dhe nesër pritet shi i rrëmbyeshëm dhe vetëtima


Edhe për sonte meteorologët parashikojnë shi në shumë pjesë të Maqedonisë dhe vecanarishtë në pjesën veri-perendimore.

Ndërsa moti nesër në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Nga fundi i ditës të reshura e shiut do të ndalen. Indeksi UV do të arrijë 7.

Temperatura do të lëvizë prej 20 deri 31 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Nga fundi i ditës të reshurat do të ndalen.

Temperatura do të arrijë deri 28 gradë Celsius.

Të martën ende do të ketë kushte për shi të dobët lokal kryesisht në pjesën perëndimore, ndërsa të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë më stabil.

DPHM: Në Shkup 93 litra shi gjatë 24 orëve të kaluara

Më së shumti shi në 24 orë e kaluara ka pasur në Shkup ku janë matur 93 litra në një metër katror, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për matjet e shiut deri në orën 8 të mëngjesit.
Në Mavarovë kanë rënë 39, në Pozharan 28, Krushevë 20, Ohër 18. Në Gjurishte në njëzetë e katër orët e kaluara janë matur 11 litra në një metër katror, 10 në Lazaropole, 5 në Shkup - Petrovec, dy litra në Topollçan dhe Berovë dhe një litër në një metër katror në Kumanovë, Shtip dhe Pretor.

DPHM kumtoi se edhe sot rajoni i Maqedonisë do të mbetet nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile të ajrit prej Mesdheut, i cili pasdite në orët e mbrëmjes përsëri do të shkaktojë mot të ndryshueshëm dhe stabil me reshje të shiut që në nivel lokal do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima.

Fillimisht do të kaplohen pjesët perëndimore, ndërsa pastaj, nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes, do të zgjerohen edhe në pjesët qendrore dhe verilindore.

Proceset pritet të jenë më intesive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intesiv, veçanërisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar dhe e matur. Reshje të përkohshme do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 25 deri 32 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa pasdite mot jostabil me të reshura nga shiu të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshëm dhe me vetëtima. Të reshurat priten të jenë më intesive nga fundi i ditës dhe deri në orët e mbrëmjes. Temperartura e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius. (MIA)

Publikuar: 07.08.2016 | 18:22
Lexuar: 524 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime