E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjysma e së keqes që edhe nuk ka pësuar, duke marrë dy pikë në ndeshjet e para të grupit. Momenti që po kalon përfaqësuesja e Brazilit në futboll është dramatike.
Brazili 0-0 edhe me Irakun









Brazili ka luajtur dy ndeshjet e para në “Rio 2016” kundër dy kundërshtarëve të lehtë në letër: Afrikë e Jugut dhe Irak. Bilanci? Asnjë gol i shënuar.

Gjysma e së keqes që edhe nuk ka pësuar, duke marrë dy pikë në ndeshjet e para të grupit. Momenti që po kalon përfaqësuesja e Brazilit në futboll është dramatike.

Sëmundja që ka prekur kombëtaren kryesore të Brazilit që nga humbja 7-1 ndaj Gjermanisë para dy vitesh, ka prekur edhe përfaqësuesen olimpike, të udhëhequr nga Neymar, i cili ka qenë hija e vetvetes në këto takime.

Tifozët, të mërzitur nga paraqitja e tij, në minutën e 69 nisën të thërrisnin në kor emrin e futbollistes Marta, e cila ka fituar 5 herë Topin e Artë dhe shkëlqen gjithmonë kur luan me Brazilin në kategorinë e femrave. Në këtë Olimpiadë ka spikatur në dy fitoret e para të “Seleçaos”, me spektakël dhe “jogo bonito”.

Publikuar: 08.08.2016 | 10:04
Lexuar: 401 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime