E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Christina pas vetes i ka lënë Megan Foxin dhe Zoe Saldanan, ndërsa nga përzgjedhja e pjesës së meshkujve u mësua se ata më afër zemrës i kanë femrat natyrale dhe pak të plota, se sa modelet e dobëta nga pistat e modës.
Christina Hendricks, femra mė seksi nė botė











Aktorja amerikane, Christina Hendricks, e bërë e famshme për rolin e Joan Hollowayt në serialin e njohur televiziv "Djemtë nga Madisoni", është shpallur “femra më seksi në botë”. Këtë çmim asaj ia dhuroi revista “Esquire”, ndërsa anketimi është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Christina pas vetes i ka lënë Megan Foxin dhe Zoe Saldanan, ndërsa nga përzgjedhja e pjesës së meshkujve u mësua se ata më afër zemrës i kanë femrat natyrale dhe pak të plota, se sa modelet e dobëta nga pistat e modës.

Ndihem dhe dukem si femër

Amerikania e mahnitshme vëmendjen e opinionit e tërhoqi para disa vitesh në rolin e avokates në serialin "Kevin Hill", ndërsa aktorja 35-vjeçare është bërë shumë shpejt e njohur sa e fitoi edhe versionin e saj të Barbiet.

Kundërshtimet në llogari të saj, ku sipas fjalëve të disave ajo vishet shumë provokative, si dhe fjalët “e këqija” për linjat dhe pamjen e saj fizike, Christina shumë shkurt i komenton: "Ndihem dhe dukem si femër dhe kurrë nuk i kam humbur kilogramët, dhe as që do të përpiqem që ta bëjë këtë. I dua". Dhe pikërisht për këtë e duan dhe pëlqejnë meshkujt dhe femrat në tërë SHBA-të.

Publikuar: 14.07.2010 | 20:38
Lexuar: 842 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Ibo (16/07/2010 22:42:13) Qekjo femra ma sexy ne bote aaaa, ncnc se paskam dit se edhe ne perendim paska me te njofshem hahaha, po kjo koka si nana jem bre qfar femre ma sexy pash familjen pffff ani te megan fox as te gishtat e komes nuk po i vika kjo....

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime