E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rrugët e tjera të shtetit komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.
Për shkak të shiut është rikahëzuar komunikacioni në autostradën Gostivar - Tetovë - Shkup










Për shkak të reshjeve të bujshme të shiut sot në mëngjes komunikacioni rrugor në autostradën Gostivar -Tetovë - Shkup më saktësisht nga udhëkryqi Jug është rikahëzuar përmes rajonit të qytetit të Tetovës deri në udhëkryqin Veri.

Për shkak të motit të lig që e kaploi rajonin e Shkupit prej të shtunës në ndërprerje është edhe komunikacioni nëpër qarkoren e Shkupit prej udhëkryqit Hipodrom deri në udhëkryqin Saraj.

Në rrugët e tjera të shtetit komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.

Komunikacioni ajror në vend zhvillohet normalisht sipas orarit të fluturimeve. Deri më tani, sipas informatave të publikuara në veb faqen e aeroportit të Shkupit, janë realizuar të gjitha fluturimet dhe atterimet e planifikuara.

Publikuar: 08.08.2016 | 12:21
Lexuar: 1379 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime