E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një tjetër humbje shokuese, edhe vëllezërit Murray, Andy dhe Jamie, u eliminuan nga sfidat dyshe të Olimpiadës. Britanikët u mposhtën 7-6 dhe 7-6 nga dyshja braziliane Tomaz Bellucci dhe Andre Sa.
“Rio 2016”, shok në tenis. Eliminohet Djokoviç, por edhe motrat Williams e vëllezërit Murray
Tenisi ka pësuar disfatën më të madhe në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros.

Kjo për shkak se numri 1 i botës, Novak Djokoviç është eliminuar që në raundin e parë të garave olimpike për meshkuj, duke u tejkaluar nga një tjetër tenist të “rigjallëruar” Juan Martin del Potro.

Argjentinasi, i cili e ka mposhtur tenistin serb edhe në përballjen për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Londrës, e mbylli sfidën pas vetëm dy seteve, të cilat gjithsesi i fitoi me mundim përmes “tie break”, 7-6 dhe 7-6.

Djokovic, i cili ishte edhe pretendenti kryesor për medalje të artë në Rio, u largua nga fusha e tenisit i mbytur nga lotët.

Ish-fituesi i “US Open”, Del Potro është goditur gjatë dy viteve të fundit nga shumë dëmtime, ndaj dhe në ndeshjen me Djokovic shkoi si i 141-ti në renditjen botërore.

Megjithatë, eliminimi i Djokovic nuk ishte e vetmja surprizë. Në po të njëjtën ditë, dy motrat Williams, Serena dhe Vensu, humbën për herë të parë në një Olimpiadë ndeshjen e tyre dyshe, edhe pse shpresat e tyre ishin që të fitonin titullin e katërt radhazi.

Ato u mposhtën 6-3 dhe 6-4 përballë dyshes nga Republika Çeke, Lucie Safarova dhe Barbora Strycova.

Në një tjetër humbje shokuese, edhe vëllezërit Murray, Andy dhe Jamie, u eliminuan nga sfidat dyshe të Olimpiadës. Britanikët u mposhtën 7-6 dhe 7-6 nga dyshja braziliane Tomaz Bellucci dhe Andre Sa.

Publikuar: 08.08.2016 | 12:42
Lexuar: 501 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime