E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ja disa keshilla praktike:
Këshilla si të shpëtoni nga vërshimet


1. Shkyçeni rrymen. Rryma dhe uji jane kombinim i rrezikshem. Sidomos nese keni instalacion te vjeter elektrik. Mbaj qirinj afer vetes.

2. Mbaj nje shkop afer vetes. Nese kaploheni nga vershimet, permes shkopit do orientoheni sa eshte i thelle uji, a ka gropa dhe a eshte sigurte per ecje.

3. Veturen nuk e keni shok ne keto raste. Mos u mbeshtetni dhe mos hypni mbi te sepse eshte me jostabile, vecanerisht nese eshte automatik i lehte.

4. Mos i harroni kafshet. Lirojini nga zinxhiri sepse ata dine te notojne por nuk munden duke qene lidhur.

5. Nese keni cizme te gomes, mbathini. Nese jo, mbathni kepuce te lehta. Nuk ju duhen mbathje te renda qe mbushen me uje dhe ju terheqin drejt thellesise.

6. Nese rastesisht gelltisnu uje te kontaminuar nga vershimet, menjehere shperlajeni gojen me uje ne shishe dhe drejtojuni mjekut tuaj. Vershimet=infeksione.

7. Gjeni objekte qe do ju ndihmojne te qendroni mbi uje. Nese keni dysheke te gomes ose ndihmesa tjera noti, tani e kane kohen te futen ne perdorim.

8. Nese e shihni se nuk mundeni qe te ndihmoni persona tjere ne nevoje, lajmerojuni ne 195/192/193. Mos u bej trim. Siguaria jote ne vend te pare.

9. Karrikoje telefonin me bateri. Nuk mund ta dini sa kohe do jeni pa rryme. Ndiqeni situaten dhe per cfaredo informate/nevoje shtojeni hashtagun.

Publikuar: 08.08.2016 | 15:32
Lexuar: 487 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime