E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vuçiç ka bërë me dije gjithashtu se, është në interes të stabilitetit rajonal, vazhdimi i dialogut me Prishtinën.
Serbi, Vuçiç: Çështja e Kosovës, sfidë për qeverinë










Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se çështja e Kosovës mbetet një sfidë e madhe për mandatin e qeverisë së tij, e cila nuk e njeh shpalljen në mënyrë të njëanshme të Pavarësisë së - siç thotë ai, - krahinës jugore serbe.

Vuçiç ka bërë me dije gjithashtu se, është në interes të stabilitetit rajonal, vazhdimi i dialogut me Prishtinën.

“Në dialog ne do të marrim pjesë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente. Të gjitha marrëveshjet, siç është vepruar edhe më parë, do të vihen në dispozicion të publikut”, është shprehur Vuçiç.

Ai ka shtuar se Serbia do të vazhdojë të jetë e pranishme në institucionet e Kosovës, përmes sistemit të saj arsimor, shëndetësor, të kulturës, si dhe vetëqeverisjes lokale.

/ Top Channel

Publikuar: 10.08.2016 | 10:00
Lexuar: 482 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime