E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkohë gjatë këtij sezoni në “Portokalli”, Kreshniku nuk ka qenë i vetmi aktor kosovar që është paraqit në këtë emision. Bashkë më të ka luajtur edhe Heset Maliqi i njohur për publikun kosovar si “Quza”.
Kreshnik Ibrahimi, kosovari qė mbijeton “Portokallin”






Aktori Kreshnik Ibrahimi ka përfunduar me sukses edhe një sezon tjetër në emisionin humoristik “Portokalli” në Shqipëri. Për katër sezone rresht ai vazhdon të mbetet i vetmi aktor kosovar me jetëgjatësi më të madhe në këtë emision që konsiderohet si më i shikuari nga të gjitha emisionet televizive shqiptare.

“Në fillim ka qenë paksa e vështirë të ambientohem, sepse isha shumë i ri në moshë dhe më është dashtë të ballafaqohem me një vend krejtësisht të ri, një shoqëri të re dhe një vendpunim krejt të ri ku konkurrenca është e jashtëzakonshme. Megjithatë, falë punës dhe talentit tim e sigurisht edhe falë përkrahjes që më ka ofruar “Portokallia” më kanë bërë që unë të vazhdoj të jam pjesë e këtij emisioni”, thotë Kreshniku i cili këto ditë është kthyer në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

Ndërkohë gjatë këtij sezoni në “Portokalli”, Kreshniku nuk ka qenë i vetmi aktor kosovar që është paraqit në këtë emision. Bashkë më të ka luajtur edhe Heset Maliqi i njohur për publikun kosovar si “Quza”.

“Kam pasur bashkëpunim me Heset Maliqin. Ai ka luajtur një polic të EULEX-it me emrin “Rashit”, ndërsa unë një polic të Kosovës që ishte përkthyes me emrin “Reshat”. Ka qenë një bashkëpunim i frytshëm dhe i cili është mirëprit nga audienca në Shqipëri, por me sa kam dëgjuar edhe në Kosovë”, pohon aktori Ibrahimi i cili shtoi se përpos këtij personazhi ai është prezantuar edhe më karaktere të tjera.

“Po ashtu gjatë këtij sezoni jam shfaqur herë pas here edhe me një karakter të një femër kosovare të quajtur “Flaka” që kisha në bashkëpunim aktorin Erand Sojin ku thelb i temës ishin keqkuptimet e fjalëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu në disa skeçe jam shfaqur edhe me karakterin e “Olsit” (ish-banor në “Big Brother 1”) i cili karakter është një nga më të pëlqyerit që janë shfaq në “Portokalli”.

Studion në Tiranë

Kreshniku prej që ka filluar punën me “Portokallin” ai është zhvendosur nga Kosova në Tiranë. Përpos punës së përditshme me përgatitje dhe xhirime në këtë emision, ai është duke vijuar edhe studimet në Akademinë e Arteve-dega e aktrimit në Tiranë.

“Kam përfunduar vitin e parë më plot sukses dhe jam shumë i kënaqur për arritjet e mia qoftë në “Portokalli” apo edhe në studime. Pas përfundimit të sezonit veror, 22-vjeçari Ibrahimi do të rikthehet sërish në Tiranë për të vazhduar studimet dhe përgatitjet për sezonin e ri të “Portokallies” që fillon në muajin tetor. Kreshnik Ibrahimi për dy vite në “Portokalli”, ka shkëlqyer me personazhet e “Ramushit” “Olsit”, “Elbasanit”, “Jakup Krasniqit” e të tjerë.

Publikuar: 14.07.2010 | 21:14
Lexuar: 874 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime