E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Sa i përket zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk na ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën.
Kryeministri serb Vuçiç uron Majlinda Kelmendin: Hallall të qoftë!
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka uruar në mënyrë korrekte xhudisten kosovare, për medaljen e artë që fitoi në Rio 2016.

“Sa i përket zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk na ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën. Por, Kosova është në Lojërat Olimpike përkundër faktit se anëtar mund të jetë vetëm shteti i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara”, ka thënë Vuçiç.

Majlinda Kelmendi bëri historinë të dielën e kaluar duke fituar të parën medalje olimpike për Kosovën, debutuese në një aktivitet të këtij niveli. Ajo mundi në finale italianen Odette Giuffrida.

Publikuar: 10.08.2016 | 14:43
Lexuar: 475 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime