E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Thomas de Maiziere pritet të bëj të ditur masat gjatë një konference me gazetarë që do të mbahet sot.
Gjermania shton masat e sigurisë kundër terrorizmit
Ministria e Brendshme e Gjermanisë pritet të propozojë masa të shtuara të sigurisë që e kanë qëllim të zbusin shqetësimet e publikut pas sulmeve gjatë korrikut, përgjegjësinë për disa prej këtyre sulmeve e ka marrë organizata terroriste, Shteti Islamik.

Thomas de Maiziere pritet të bëj të ditur masat gjatë një konference me gazetarë që do të mbahet sot.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA raporton se propozimet kundër terrorizmit do të përfshijnë edhe ndalimin e mbulimin e tërë fytyrës të grave myslimane dhe lejimin e agjentëve të inteligjencës që të hetojnë fëmijët të moshës 14 vjeçare.

Agjencia thotë se një kopje që ka rrjedhur te ta e planit përmbanë edhe masa që do të rrisnin vëzhgimin me video të vendeve publike, lejon rekrutimin e 15 mijë policëve shtesë dhe ndalimin e shitjes së armëve te ekstremistët e dyshuar.

Por, duke folur gjatë një takimi me oficerë policor federal në Bremen më 10 prill, de Maiziere ka thënë se planet jane ende duke u diskutuar.

Në fund të muajit korrik, IS ka marrë përgjegjësinë për dy sulme, një në trenin afër Ëuerzburgut dhe një tjetër në një festival muzikor në Ansbach i kryer nga një azil kërkues. Gjatë këtij sulmi janë lënduar 20 persona.

Në korrik ka ndodhur edhe një sulm i rëndë në qendër të Mynihut ku një 18 vjeçar me origjinë nga Irani ka vrarë nëntë persona, tre prej të cilëve ishin me origjinë nga Kosova.

Publikuar: 11.08.2016 | 12:01
Lexuar: 465 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime