E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ata theksojnë se janë maksimalisht të angazhuar t'u dalin në ndihmë shfrytëzuesve të vet dhe dëmet të kompensohen në periudhë sa më të shkurtë kohore.
Dëmet nga vërshimet paraqiten edhe në kompanitë e sigurimit


Dëmet që i shkaktoi moti i ligë të shtunën, që e kaploi rajonin e Shkupit,qytetarët i paraqesin edhe në kompanitë e sigurimit, edhe pse të dhënat tregojnë se ende një numër i vogël i amvisërive janë të siguruara nga rreziqe të ndryshme, përfshirë edhe vërshimet.

Nga Viner sigurimi theksojnë se nga fundjava kanë frekuentim të rritur të dëmeve të paraqitura në rajonin e qytetit të Shkupit.

"Vlerësuesit tanë janë vazhdimisht në terren. Dëmet që paraqiten janë nga të gjitha rajonet e qytetit, theksi është në rajonet të cilat ishin më të goditura, por për fat të keq pritjet janë se një numër minimal i pronave në rajonet më të rrezikuara janë siguruar duke pasur parasysh se përqindja e pronave të siguruara në Maqedoni është mjaft e vogël", theksojnë nga Viner sigurimi.

Ata theksojnë se janë maksimalisht të angazhuar t'u dalin në ndihmë shfrytëzuesve të vet dhe dëmet të kompensohen në periudhë sa më të shkurtë kohore.

Dëme nga moti i lig, siç kumtoi sekretari shtetëror në Minsitrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Besir Jashari, kanë paraqitur pesë mijë familje nga 12 vendbanime në rajon të Shkupit. Ekipet profesioniste tashmë janë në terren dhe po kryejnë vlerësim të dëmeve, për të cilat ende nuk mund të thuhet se sa do të jenë. është e ditur vetëm se nuk do të ndikojnë ndaj prodhimtarisë bujqësore, ndërsa njerëzit do të dëmshpërblehen me kohë.

Qeveria në mbledhje dje e shqyrtoi mundësinë që në mënyrë paraprake t'u paguhen mjetet të dëmtuarve, e më pas, pasi të bëhen vlerësimet, t'u paguhet e tërë shuma. Duhet të bëhet plan në mënyrë që të hetoheen të gjitha mundësitë dhe të kontrollohet se sa mjete nevojiten për më të dëmtuarit.

Sipas informatës nga Agjencia për Supervizion të Sigurimit në vend ka gjithsejt 20.428 polisa me gjithsejt bruto prim të polisuar prej 35.130 mijë denarë nga vërshimet.

Të dhënat e tyre tregojnë se 6.194 polisa apo bruto primi i përgjithshëm i polisuar prej 3.764.000 denarëve ka të bëjë me personat fizik, 1.166 polisa me bruto prim të polisuar prej 27.876.000 denarëve ka të bëjë me persona juridik, përderisa mbetja prej 13.068 polisave me bruto prim të polisuar prej 3.490.000 denarëve ka të bëjë me kasko automjetet e motorizuara.

Qytetarët për automjetet e dëmtuara, siç sqarojnë nga Viner, të cilët janë mbuluar vetëm me polisë për autopërgjegjësi nuk do të marrin kompensim për dëm. Do të mbulohen dëmet nga kompanitë e sigurimit vetëm për automjetet që kanë kasko sigurim me rrezik të përgjithshëm nga vërshimet.

Qytetarët dhe sektori afarist kanë mundësi të sigurohen edhe përmes Evropa Re, e cila funksionon në vend në vitet e fundit, ndërsa qëllim kryesor është ta nxisë zhvillimin e tregut të sigurimit nga katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë atmosferike në Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe tërë rajonin.

për momentin ofrohet mbulesë për rrezik tërmeti, tërmet dhe vërshim dhe sigurim i rendimentit të bujqve.

"Në atë mënyrë, qytetarët, sektori afarist dhe bujqit fitojnë më shumë mundësi, për çmim të kapshëm të sigurojnë garancë afatgjate dhe stabile financiare të pronës së tyre gjatë dëmeve të mundshme të shkaktuara nga ndonjë katastrofë natyrore, siç janë tërmetet apo fatkeqësitë atmosferike - vërshime, thatësi, dukuri të breshërit e të tjera", konsiderojnë nga ASS.

Evropa Re para së gjithash ofron mbështetje eksperte, zgjidhje dhe riisigurim, me çka shoqatat lokale partnere për sigurim mund më lehtë të krijojnë polisa sigurimi të cilat do të ishin me çmime më të kapshme për shfrytëzuesit e fundit, përkatësisht për qytetarët të cilët posedojnë prona, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për bujqit.

Për momentin, partnerë të Evropa Re në Republikën e Maqedonisë janë Albsig, Polisa siguruese dhe Kroacia Sigurimi.

Publikuar: 11.08.2016 | 13:51
Lexuar: 381 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime