E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E themeluar në vitin 1990 në Salzburg me iniciativë të kardiologut Felix Unger, kryepeshkopit të Vjenës Franc Konig dhe filozofit Nikolaus Lobkowicz, kjo akademi ka mbi 1900 anëtarë shkencëtarë në mesin e të cilëve ka edhe 41 fitues të çmimit Nobel.
Muftiu i Zagrebit u zgjodh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve










Në mbledhjen e fundit të Këshillit nominues të Akademisë evropiane të shkencave dhe arteve, muftiu Dr. Aziz Hasanoviq, është zgjedhur anëtar aktiv i Akademisë evropiane të shkencave dhe arteve në disiplinën e religjionit, shkruan Preporod.

E themeluar në vitin 1990 në Salzburg me iniciativë të kardiologut Felix Unger, kryepeshkopit të Vjenës Franc Konig dhe filozofit Nikolaus Lobkowicz, kjo akademi ka mbi 1900 anëtarë shkencëtarë në mesin e të cilëve ka edhe 41 fitues të çmimit Nobel.

Anëtarët e Akademisë janë nominuar dhe zgjedhur nga Senati i Akademisë i bazuar në punët shkencore dhe arritjet e tjera, ndërsa janë të organizuar në shtatë disiplina: humanistikë, mjekësi, artet, shkencat natyrore, shkencat shoqërore, drejtësi dhe ekonomi, shkencat teknike dhe shkencat e mjedisit dhe religjionet botërore.

Nëpërmjet disiplinave të përmendura shkencëtarët merren me çështjet me të cilat përballet bota dhe Evropa, ndërsa rezultate dhe hulumtimet i publikojnë nëpërmjet botimeve dhe kolekviumeve. Puna shumëvjeçare e muftiut dr. Aziz Hasanovic në fushën shkencore si dhe në promovimin e vlerave universale, respektit ndërnjerezorë dhe ndërfetarë nuk kishte kaluar pa u vënë re.

Zgjedhja si anëtar i Akademisë evropiane të shkencave dhe arteve për muftiun është një arritje e madhe personale por edhe një arritje e madhe edhe për Bashkësinë Islame në përgjithësi. Ceremonia e zgjedhjes do të mbahet me 4.3.2017 në Salzburg të Austrisë.

(Islampress)

Publikuar: 11.08.2016 | 14:09
Lexuar: 1713 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime