E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fakt, ka argumente të forta në mbështetje të mospërdorimit të reçipetave, sidomos tani që ka prova bindëse se mungesa e tyre nuk bën që të bjerë gjoksi.
A duhet t’i thoni lamtumirë reçipetave?









Reçipetat mund të shkaktojnë shumë probleme: dëmtim muskujsh, dhembje koke dhe probleme me lëkurën. Ky është mendimi i ekspertes së shëndetit të femrave, Dr. Priyanjalee Perera, e cila thotë se duhet hequr dorë përfundimisht nga reçipetat.

Në fakt, ka argumente të forta në mbështetje të mospërdorimit të reçipetave, sidomos tani që ka prova bindëse se mungesa e tyre nuk bën që të bjerë gjoksi.

3 vite më parë, një profesor francez me emrin Jean-Denis Rouillon, i cili kishte monitoruar për 15 vjet 300 femra të moshës 18-35 vjeç, doli në përfundimin se reçipetat janë një “domosdoshmëri e rreme”. Sipas tij, janë pikërisht reçipetat ato që shkaktojnë rënien e gjoksit.

Dr. Perera thotë se ato shkaktojnë presion në muskujt e kurrizit, duke bërë që të keni dhembje në qafë dhe shpatulla. Pa përmendur këtu edhe dhembjen e kokës.

Problemi është se femrat nuk janë mësuar me idenë e mosmbajtjes së reçipetave. Madje, edhe ato me gjoks të vogël ndihen të parehatshme nëse nuk i veshin.

Publikuar: 11.08.2016 | 16:53
Lexuar: 565 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime