E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në orët e mbrëmjes gjithkund proceset do të jenë më të theksuara, lokalisht edhe në formë të motit të lig. Erë e përforcuar, bubullima dhe reshje të kohëpaskohshme do të ketë edhe gjatë natës.
Sonte sërish mot jostabil, bubullima dhe rreshje shiu
Në viset malore në veriperëndim dhe në lindje, pasdite ka zhvillim të vranësirave të ndryshueshme, ndërsa erë më të theksuar veriore ka në Ovçepole dhe në Shtip, njoftojnë nga DPHM-ja.

Për orët më të vona paralajmërojnë se nga veriu do të fillojë të fryjë erë e përforcuar veriore dhe vranësirat do të rriten.

Moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima, posaçërisht në veri dhe lindje.

Jostabil do të jetë edhe në pjesë nga fushëgropa e Shkupit.

Në orët e mbrëmjes gjithkund proceset do të jenë më të theksuara, lokalisht edhe në formë të motit të lig. Erë e përforcuar, bubullima dhe reshje të kohëpaskohshme do të ketë edhe gjatë natës.

Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe mjaft i freskët me reshje lokale paradite. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore kohëpaskohe do të arrijë shpejtësi edhe mbi 90 kilometra në orë. Temperaturat ditore do të jenë dukshëm më të ulëta në krahasim me ditën e sotme.

Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil, por të shtunën ende me erë të kohëpaskohshme të përforcuar veriore. Stabil do të jetë edhe nga e hëna, ndërsa temperatura ditore do të vazhdojë gradualisht të rritet.

Publikuar: 11.08.2016 | 18:06
Lexuar: 695 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime