E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithashtu ai i njoftoi se me rastin e 15 vjetorit të nënshkrimit të MO-së nesër do të mbahet edhe një konferencë me temë : "Marrëveshja e Ohrit - sfidë dhe garancë për integrim".
Zëvendëskryeministri Halili takoi ish zëvendëskryeministrat për zbatimin e MO-së



Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, sot (e Premte, 12. 06.2016) ka realizuar takim me ish zëvendës kryeministrat të angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, Imer Selmani dhe Abdilaqim Ademi.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Halili i njohu paraardhësit e tij më hapat e ndërmarra për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke u ndalur në Analizën për kohezion social të përgatitur në bashkëpunim me Institutin evropian për paqe.

Gjithashtu ai i njoftoi se me rastin e 15 vjetorit të nënshkrimit të MO-së nesër do të mbahet edhe një konferencë me temë : "Marrëveshja e Ohrit - sfidë dhe garancë për integrim".

Bashkërisht konstatuan se MO-ja është dokument i rëndësishëm i vendit për ndërtimin e një shoqëri të barabartë dhe se Qeveria duhet të vazhdojë të ketë prioritet zbatimin e këtij dokument si alternativë e vetme në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.

Takimi i realizua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në takim, edhe pse ishe i ftuar, nuk ishte i pranishëm Imer Aliu.

Publikuar: 12.08.2016 | 16:46
Lexuar: 413 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime