E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përbërësit e qepës nxisin gjakëzimin mukozës, pengojnë procesin e kalbjes, rrisin oreksin, largojnë gazrat dhe e pastrojnë gjakun, ndërsa lëngu i qepës forcon muskujt e zemrës.
Qepa dhe hudhra forcojnë organizmin
Përbërësit e qepës nxisin gjakëzimin mukozës, pengojnë procesin e kalbjes, rrisin oreksin, largojnë gazrat dhe e pastrojnë gjakun, ndërsa lëngu i qepës forcon muskujt e zemrës

Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, ndërsa shkenca e ka vërtetuar këtë. Qepa përmban vitaminat A, 81, 82, C, E, kalcium, hekur, fijeza, kripëra minerale, si dhe hormone bimore të ngjashme me insulinën. Përdorimi i rregullt i qepës ul nivelin e kolesterinës së keqe LDL, ndërsa e rrit nivelin e kolesterinës së mirë HDL.

Përbërësit e qepës nxisin gjakëzimin mukozës, pengojnë procesin e kalbjes, rrisin oreksin, largojnë gazrat dhe e pastrojnë gjakun, ndërsa lëngu i qepës forcon muskujt e zemrës.

Hudhra, ndërkaq, ka ndikim më të gjerë: parandalon dhe zbut ftohjet, shëron barkëqitjen, ul nivelin e kolesterinës LDL, ul shtypjen e gjakut, shërben si parandalues i sulmit në zemër dhe në tru. Hudhra forcon sistemin imunologjik, rregullon sheqerin në gjak si dhe përmban antioksidues të fuqishëm.

Ndikimi i hudhrës është i njëllojtë, pa marrë parasysh hahet e freskët, e zier apo e pjekur. Për qëllime shëndetësore, do të duhej ngrënë një thelb hudhre në ditë.

Publikuar: 14.08.2016 | 19:31
Lexuar: 502 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime