E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokolatën dhe spinaqin.
Mjalti dhe qumështi luftojnë pagjumësisë
Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur

Pagjumësia mundet që të shërohet nëpërmes rrugëve natyrale, pa përdorur asnjë lloj tablete. Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndjeni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, peshk ton dhe jogurt, shkruan sot gazeta 'Zeri'.

Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokolatën dhe spinaqin.

Ushqimet e përmendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar.

Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden. Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit te darka do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela, ndikojnë krejtësisht ndryshe nga mëlmesa tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues.

Publikuar: 14.08.2016 | 19:33
Lexuar: 486 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime