E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kastraveci është një perime e shëndetshme, që përmban sasi të madhe uji dhe ushqyesish esencialë që gjenerojnë lëkurën në mënyrë natyrale.
Ky krem me dy përbërës ua ndalon rrudhat
Procesi i mplakjes shkakton ndryshime të padëshirueshme në lëkurë dhe bashkë me faktorët e ambientit bëjnë që lëkura jonë të humbasë vazhdimisht elasticitetin dhe të varet.

Për fat të mirë, ekzistojnë disa ilaçe natyrale që mund të na ndihmojnë që lëkura jonë të ruajë elasticitetin dhe të duket e re.

Ne po iu tregojmë se si të përgatisni një krem që ndihmon dhe ruan lëkurën në këtë drejtim.

Në përbërje të këtij kremi janë vetëm dy përbërës: kastravec dhe e bardhë veze.

Kastraveci është një perime e shëndetshme, që përmban sasi të madhe uji dhe ushqyesish esencialë që gjenerojnë lëkurën në mënyrë natyrale.

Ai përmban gjithashtu antioksidantë dhe vitamina C dhe K, të cilat mund të shkatërrojnë radikalet e lira në trup dhe parandalojnë rrudhat dhe mplakjen.

Përbërësi më i rëndësishëm te kastraveci që mbështet indin lidhës është silica.

Në anën tjetër, të bardhat e vezëve kanë një sërë vetish, duke përfshirë edhe aftësinë për të tërhequr lëkurën.

Ja si ta përgatisni këtë ilaç:

Fillimisht qëroni kastravecin dhe pastaj priteni përgjysmë dhe copëtojeni njërën gjysmë në pjesë të vogla.

Vendosini copat e kastravecit në një blender dhe përziejini për disa minuta në shpejtësi të lartë derisa përzierja të ketë pamjen e një pureje.

Më pas, shtrydheni përzierjen përmes një garze në një tas dhe shtoni më vonë 1 të bardhë veze dhe përziejini së bashku. A

plikojeni përzierjen në zonat e prekura në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta përpara se ta shpëlani me ujë të ftohtë.

Përsëriteni procedurën dy herë në javë për rezultate më të mira.

Publikuar: 14.08.2016 | 19:35
Lexuar: 516 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime