E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përveç asaj që e ngadalësoni plakjen e organizmit, i mbroni veshkat dhe mëlçinë, shega është treguar e mirë edhe për arterosklerozën. E ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrezikun nga dëmtimi i rruazave të gjakut.
Shega jua forcon imunitetin
Fatkeqësisht shegën e harrojmë shumë shpesh. Mbahemi me disa fruta klasike. Por, gabojmë. Shumicën prej tyre shega i mund për nga dobitë që sjell. Një shegë mund të ketë edhe 800 fara të vogla, e ato janë tepër të pasura me antioksidues, madje më shumë edhe se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Kësaj i bashkohet edhe vitamina B, C, kalciumi, fosfori.

Përveç asaj që e ngadalësoni plakjen e organizmit, i mbroni veshkat dhe mëlçinë, shega është treguar e mirë edhe për arterosklerozën. E ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrezikun nga dëmtimi i rruazave të gjakut.

Rekomandohet pirja e lëngut të shegës gjatë ndonjë gripi apo ftohjeje, pasi e forcon imunitetin. Përveç kësaj, ajo e zbut edhe diarrenë dhe astmën. Nëse keni problem gjatë menstruacioneve shega mund t’ju ndihmojë.

Përziejeni lëngun e shegës me një lugë të vogël kanellë dhe mjaltë dhe pijeni përditë. Për të përgatitur një ushqim të shëndetshëm me shegë, ju nevojiten këta përbërës: 4 filxhanë rukollë, gjysmë filxhani kokrra shege, 3 lugë vaj ulliri dhe dy lugë uthull balsami. Në një enë të madhe përziejini rrokullat dhe shegën. Shtojani vajin e ullirit dhe uthullën dhe përziejini mirë. Më pas është i gatshëm për konsumim.

Publikuar: 14.08.2016 | 19:40
Lexuar: 580 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime