E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndër librat që aktualisht i lexon Presidenti Obama, është vepra e fituesit të Pulitcerit VilijaM Finegan, autobiografia me titull “Ditët barbare”.
Obama pushimin e kalon me libra
Kur nuk luan golf me yjet e basketit apo kur nuk shëtitë përreth plazhit, Presidenti Barak Obama jepet pas leximit. Shtëpia e Bardhë sot ka publikuar një listë prej pesë titujve të librave, të cilat Presidenti amerikan do t’i lexojë gjatë pushimit verorë dyjavor. Sipas njoftimit AFP-së, Presidenti amerikan është dashamirë i memoareve dhe i epikës fantastiko-shkencore.

Ndër librat që aktualisht i lexon Presidenti Obama, është vepra e fituesit të Pulitcerit VilijaM Finegan, autobiografia me titull “Ditët barbare”.

Këtë verë ai lexon edhe librin “Hekurudha nën tokë” e autorit Koloson Vajthed, në të cilën është përshkruar udhëtimi i vështirë i të rinjve zezakë drejt lirisë, transmeton zeri.info

Deri në fund të pushimit Presidenti Obama do të lexoj edhe dy romane; trilerin psikologjik “Vajza nga treni”, të Pol Hakins dhe aventurën shkencore-fantastike për botën postapokaliptike “Seveneves” të Nil Stivens, njofton b92 /ZËRI

Publikuar: 14.08.2016 | 19:43
Lexuar: 432 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime