E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Jetojmë në një kohë të ndryshimeve të mëdha, sfidave dhe krizave, por secila krizë është mundësi për zgjidhje të reja” ka thënë Ivanov në ceremoninë e hapjes.
Ivanov: Maqedonisë i nevojiten liderë për të ardhmen por edhe për të tashmen

“Na nevojiten liderë për të ardhmen, por edhe për të tashmen”, ka porositur presidenti Ivanov në hapjen e shkollës së shtatë për lider të rinj në Ohër.

Sipas Ivanov, çdo krizë është mundësi për zgjidhje të reja, koncepte dhe vizione të reja.

“Jetojmë në një kohë të ndryshimeve të mëdha, sfidave dhe krizave, por secila krizë është mundësi për zgjidhje të reja” ka thënë Ivanov në ceremoninë e hapjes.

Ivanov ka shtuar se kjo shkollë para së gjithash është dedikuar për liderë të rinj të cilët gjatë tërë jetës së tyre do të ballafaqohen me nevojën për të ndihmuar, për të ofruar zgjidhje dhe për ta shprehur kreativitetin dhe novatorinë e tyre.

Trajnimi i sivjetmë ka filluar me një minutë heshtje për nder të njerëzve të cilët në mënyrë tragjike e humbën jetën gjatë vërshimeve në Shkup. Pjesëmarrësit kanë organizuar edhe një aksion humanitar për dhurimin e parave.

Publikuar: 16.08.2016 | 17:55
Lexuar: 388 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime