E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të mirat që sjell konsumimi i qumështit të bletës, janë: aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzënisë progesterone dhe të hormonit mashkullor testosterone, dhe aktivizon gjëndrën suprenale, forcon sistemin riprodhues duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë).
Vetitë kuruese të qumështit të bletës
Qumështi i bletës është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjëndrat e faringut, nga koka e bletëve të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës.

Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu me emrin “qumështi i bletës”.

Të mirat që sjell konsumimi i qumështit të bletës, janë: aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzënisë progesterone dhe të hormonit mashkullor testosterone, dhe aktivizon gjëndrën suprenale, forcon sistemin riprodhues duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë).

Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatës, përcjell "Zeri.info".

Përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glikogjenit në mëlçi.

Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë, pakëson mundësinë e arteriosklerozës, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak, kuron aneminë, sepse rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh.

Përdoret për parandalimin e sëmundjeve infektuese (ngjitëse).

Publikuar: 19.08.2016 | 21:26
Lexuar: 512 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime