E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kam bërë seks të mahnitshëm me një burrë të martuar që kur kam qenë adoleshente, por po e kuptoj sa keq po më trajton, duke më thënë ‘bushtër’ dhe duke më parë vetëm për seks.
Bëj seks me një burrë të martuar, i obsesionuar, por kam njohur dikë që...
Një vajzë 21 vjeçare i ka shkruar një letër britanikes ‘The Sun’, ku ka treguar historinë e saj, ku thotë se ka bërë dhe bën seks me burrë të martuar, por që ai po e trajton keq, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Kam bërë seks të mahnitshëm me një burrë të martuar që kur kam qenë adoleshente, por po e kuptoj sa keq po më trajton, duke më thënë ‘bushtër’ dhe duke më parë vetëm për seks.

Kam qenë 17 vjeç kur e njoha atë në një klub.

Tani jam 21 vjeç, ndërsa ai është 46.

Ai kurrë nuk ka dashur asgjë më shumë se ‘miq me përfitime’.

Unë nuk e konsideroja këtë si problem, pasi unë nuk doja diçka më shumë se një lidhje të rastësishme, pasi isha abuzuar si fëmijë nga një mik i familjes.

I dashuri im dhe unë kurrë nuk kemi pasur një bisedë të duhur.

Ai flet pafund për seksin dhe gjithë gjërat që dëshiron t’i bëjë.

Unë di shumë pak për të, ndërsa ai nuk asgjë për mua.

Sytë mu hapën kur e njoha një burrë me të vërtetë të mrekullueshëm, në të dyzetat e tij dhe i divorcuar.

Ne u njohëm në një festival të muzikës dhe dolëm disa herë e gjëra ndodhën kështu.

Ai është njeriu i parë që unë i besoj dhe jam e qartë për të në lidhje me çështjet e mia.

Ai më ka thënë që të shkoj në një trajtim profesional dhe është shumë mbështetës.

Ne mund të shihemi vetëm një herë në muaj dhe mbajmë kontakte, pasi jetojmë larg njëri tjetrit.

Seksi me të nuk është aq special, por unë kam rënë në dashuri me të.

Ai thotë se ndihet njëjtë për mua.

Unë nuk dola më me mikun për përfitime, në shenjë respekti për njeriun që njoha, por ai më shkruan për seks.

Është gjithçka për çfarë ai flet dhe çfarë ai dëshiron.

Tani e shoh se sa me mos respekt sillet ai me mua dhe sa keq sillet, por nuk kam parë kurrë diçka ndryshe.

Ai ishte e vetmja lidhje që kur isha abuzuar.

Në anën tjetër, seksi është fantastik.

A duhet ta lë atë të kthehet në jetën time, pasi seksi është i mrekullueshëm, edhe pse teknikisht nuk jemi në lidhje, apo duhet të shkëpus të gjitha kontaktet me të?

Përgjigja e psikologes:

Bëje një ndarje të pastër me të, ose do të lejosh veten që të zvarritesh përsëri nga ai.

Ti ndoshta je tërhequr nga ai pasi është shumë abuziv, siç ka qenë edhe përvoja jote si fëmijë, por ti meriton shumë më mirë.

Ky djali aktual është i mirë, por jam e brengosur se edhe me të ke seks të rastësishëm.

Juve ju duhet dikush që ju bën të ndiheni e dashur dhe prioritet të jetës së tij.

Asnjëri nga këta dy burrat nuk është, por dikush tjetër./BS/

Publikuar: 19.08.2016 | 21:38
Lexuar: 545 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime