E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I pari i sakrifikuar ishte idhulli i tifozëve të Barcelonës, Ronaldinjo, sidomos pasi fitoi Champions League. Guardiola kërkoi largimin e tij si kusht për t’u ulur në stolin e Barcelonës.
Jo Hart dhe 6 “viktimat” e Pep Guardiolës
Jo Hart nuk është më në planet e trajnerit Pep Guardiola. Portieri i kombëtares angleze është një tjetër i papëlqyer i teknikut spanjoll, pasi Ronaldinjo, Deco, Eto, Schweinsteiger, Ibrahimoviç dhe Toure, kanë pasur të njëjtin fat kur nuk kanë qenë në planet e trajnerit të ri të Mançester Sitit.

I pari i sakrifikuar ishte idhulli i tifozëve të Barcelonës, Ronaldinjo, sidomos pasi fitoi Champions League. Guardiola kërkoi largimin e tij si kusht për t’u ulur në stolin e Barcelonës.

Braziliani i kombëtares portugeze Deco, ishte një pikë kyçe e mesfushës me trajnerin Rajkard, por sapo erdhi Guardiola futbollistit iu kërkua të largohej nga “Camp Nou”.

Eto ishte një nga futbollistët që Guardiola aktivizoi me shumë gjatë një sezoni, më pas e largoi te Interi gjatë transferimit të Zlatan Ibrahimoviç.

Ai u morr me shumë bujë dhe për një shifër rreth 90 milionë euro nga Inter, ku futej edhe transferimi i Samuel Eto, por Ibra ka qenë një nga futbollistët që është përplasur më shumë me trajnerin dhe skemat e tij duke u larguar mbas 1 viti nga skuadra katalanase.

"Viktima" tjetër është Bastian Schweinsteiger. Guardiola nuk e largoi menjëherë sepse ishte idhull në Mynih, por mori Thiagon dhe deklaroi se priste rritjen e spanjollit për t’i besuar mesfushën bavareze.

Yaya Toure është më i pa fati. Ai u largua nga tekniku spanjoll kur ishte te Barcelona, por fati bëri që të takohej me trajnerin që e largoi nga “Camp Nou”. Pas gjashtë vitesh historia mund të përsëritet, sepse Guardiola nuk e ka grumbulluar mesfushorin në këtë sezon.

Publikuar: 19.08.2016 | 21:41
Lexuar: 426 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime