E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Problemi i vetëm ka qenë pasi unë kam dashur të luajë. Ndoshta për të ka qenë herët. Për mua ka qenë shumë vonë, pasi kam qenë gati, kjo është e gjitha”.
Pogba tregon se çfarë mendon për Fergusonin, pasi ai ishte që e largoi nga United
Paul Pogba ka thënë se nuk mban inat me ish trajnerin e Manchester United,Sir Alex Ferguson.

Ferguson kishe lënë Pogban të bashkohet me Juventusin në vitin 2012, duke mos i vazhduar kontratën.

Ai u pyet për ish trajnerin e tij nga Sky Sport.

“Respekt të madh është menaxheri më i madh në futboll. Nuk kam pasur asnjë problem me të dhe nuk kam”.

“Problemi i vetëm ka qenë pasi unë kam dashur të luajë. Ndoshta për të ka qenë herët. Për mua ka qenë shumë vonë, pasi kam qenë gati, kjo është e gjitha”.

“Kam mësuar shumë nga ai. Kam pasur gjithmonë respekt dhe shpresoj ta takoj përsëri”.

“Gjithmonë e kam dashur Manchester United për të qenë i sinqertë. U largova pasi dëshiroja të tregoja se di të luaj, t’i tregoja botës aftësitë e mia”.

“Kthimi im tregon që kur u largova nga United, një pjesë e madhe e zemrës time mbeti këtu”, ka thënë Pogba.

Francezi është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi kaloi nga Juventusi për 110 milionë euro.

Publikuar: 19.08.2016 | 21:43
Lexuar: 473 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime