E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Gjithnjë është kënaqësi e veçantë të vizitosh personelin e shtatmadhorisë së Republikës së Maqedonisë në Tetovë dhe Komandantin e kazermës.
Me rastin e Ditës së Armatës, kryetarja Arifi e vizitoi kazermën e Tetovës
Kryetarja e Tetovës, Arifi sot me rastin e Ditës së Armatës e ka vizituar kazermën e ARM duke deklaruar se gjithmonë kanë pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes tyre në kohë të vështira.

“Gjithnjë është kënaqësi e veçantë të vizitosh personelin e shtatmadhorisë së Republikës së Maqedonisë në Tetovë dhe Komandantin e kazermës.

Një kooperim i jashtëzakonshëm gjithmonë në kohë të vështira, edhe vjet në kohën e vërshimeve edhe sivjet u ballafaquam bashkërisht në viset që u goditën nga katastrofat natyrore.

Do të vazhdojmë edhe më tutje me angazhimin dhe bashkëpunimin serioz me strukturat e Armatës së RM, me qëllim që të jemi sa më pranë qytetarëve në çdo kohë”, ka deklaruar me këtë rast Arifi.

Publikuar: 19.08.2016 | 22:00
Lexuar: 444 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime