E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shfaqja merret me dëshirën për arratisje nga realiteti dhe pamundësia ajo të bëhet në tjetër mënyrë përveç duke luajtur role tjera. Dashnori është shfaqje kamertale e fokusuar në lojën e aktorëve dhe gjendjen e aktorëve të cilët ai i interpreton.
Në Kërçovë u prezantua drama shqiptare me shfaqjen

Në Kërçovë në korrnizat e manifestimit "Vala e ngrohtë kulturore 2016", e cila është financuar nga Ministria e Kulturës e RM-së, adhuruesit e artit teatror kishin mundësi ta ndjekin shfaqjen teatrore "Dashnori" nga Harold Pinter në regji të Besfort Idrizit dhe në performancë të teatrit shqiptar nga Shkupi.

Kjo ishte një shfaqje e cila është shkruar në vitin 1962 në të cilën prezantohet kontrasti mes marrëdhënieve borgjeze familjare. Pinter e çon publikun të besojë se ekzistojnë tre personazhe nga drama: burri, gruaja dhe dashnori. Por, zbulohet se dashnori i cili vjen në orët e pasdites është vetë burri, i cili e luan rolin e dashnorit.

Shfaqja merret me dëshirën për arratisje nga realiteti dhe pamundësia ajo të bëhet në tjetër mënyrë përveç duke luajtur role tjera. Dashnori është shfaqje kamertale e fokusuar në lojën e aktorëve dhe gjendjen e aktorëve të cilët ai i interpreton.

Drejtori i dramës shqiptare nga Shkupi, Adem Karaga shprehu kënaqësi nga shfaqja për të cilën tha: se, është në korrnizat e projektit për shfaqje verore ku kemi pasur shfaqje të suksesshme pas Shkupit edhe në Strugë dhe normalisht edhe mbrëmë në Kërçovë.

Shpresoj tha Karaga, se ai publik që ishte i pranishëm mbrëmë mbeti i kënaqur, dhe unë sinqerisht shpresoj se edhe në të ardhmen ne si teatër do të kemi edhe shfaqje tjera në Kërçovë.

Salla në Kërçovë edhe pse nuk ishte e mbushur deri në vendin e fundit megjithatë po ai publik, që ishte i pranishëm, aktorët Fisnik Zeqirin dhe Amernis Jovanovska Nokshiqin në fund të shfaqjes me kënaqësi të dukshme i shpërbleu me duartrokitje të gjatë.

Publikuar: 23.08.2016 | 10:26
Lexuar: 726 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime