E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sistemimi i buxhet për qira të mediave individuale, sipas arsimit, para së gjithash është kalkuluar në bazë të pjesës së tregut të grupit të mediave të cilit i përket
Ligji për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike para deputetëve












- Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji sot debaton për Propozim ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, në lexim të parë.

Me ligjin rregullohen mënyra dhe kushtet për aktivitetet e informimit publik nga ana e institucioneve publike në pronësi të plotë ose dominuese shtetërore, veprimin për realizimin dhe mënyrën e sistemimit të buxhetit për fushata për realizimin e të cilit janë paraparë mbi 100.000 euro në kundërvlerë të denarit, si dhe mënyrën e investimit të Agjencisë për media për fushatat e realizuara në vitin paraprak.

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska theksoi se nuk ekziston rrezik nga cilido ndikim i politikës editoriale, sepse të gjitha mediat janë të përfshira në sistemimin edhe atë jo sipas zgjedhjes diskrecionale të dikujt, por sipas fuqisë së ligjit.

Sistemimi i buxhet për qira të mediave individuale, sipas arsimit, para së gjithash është kalkuluar në bazë të pjesës së tregut të grupit të mediave të cilit i përket, pastaj në bazë të komponetit fiks dhe në fund sipas rejtingut të tij, gjegjësisht shikueshmërisë dhe dëgjueshmërisë.

Gjatë debatit nuk u pranua propozimi i LSDM-së opozitare për tërheqje të ligjit nga procedura kuvendore. Ligji, tha deputeti nga LSDM-ja Tomislav Tuntev, nuk është rezultat i kurrfarë marrëveshje politike, nuk rrjedh nga obligimet për të cilat janë dakorduar katër partitë politike dhe është edhe një tentim që të vazhdojë korrupsioni në mediat nga ana e pushtetit.

Zëvendës-koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Zoran Ilievski theksoi se sjellja e ligjit është pjesë e prioriteteve urgjente reformuese të dhëna nga Komisioni Evropian për Maqedoninë, si dhe se për ligjin ka pasur debat publik me të gjitha palët e interesuara, në të cilin LSDM-ja nuk mori pjesë. (MIA)

Publikuar: 23.08.2016 | 12:41
Lexuar: 388 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime