E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri italian pranoi se vendimi i britanikëve në referendumin në fund të qershorit, që të dalin nga blloku, e vendosi BE-në para sfidave të vështira.
Renci: BE-ja duhet të


Bashkimi Evropian duhet "të ristartohet" pas vendimit të britanikëve për dalje nga Unioni, porositi sot kryeministri italian Mateo Renci, para takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Fransoa Oland në ishullin Ventotene në afërsi të Napolit.

"Është lehtë ta akuzoni Evropën për gjithçka, është vështirë të provoni të ndërtoni një Evropë tjetër e cila i jep më shumë vlerë vlerave, ndërsa më pak financave të mëdha", shkruan Renci në Fejsbuk, duke sqaruar pse e ka organizuar takimin me Merkel dhe Oland.

"Evropa duhet ta tejkalojë vendimin për Bregzit dhe valën e paradokohshme nga sulmet ekstremiste dhe përsëri ta gjejë rolin e vet", theksoi Renci duke shtuar se Evropa duhet të investojë në mbrojtje, arsim dhe në kulturë derisa lirohet nga rregullat burokratike.

Kryeministri italian pranoi se vendimi i britanikëve në referendumin në fund të qershorit, që të dalin nga blloku, e vendosi BE-në para sfidave të vështira.

Renci, Merkel dhe Oland sot u takuan në ishullin Ventotone në afërsi të Napolit, ku do të bisedojnë për atë se si ta mbajnë projektin evropian në unitet pas votimit të Britanisë së Madhe për dalje nga BE-ja.

Merkel, Renci dhe Oland sot do të bisedojnë për të ardhmen e BE-së pas Bregzitit

Liderët e Gjermanisë, Francës dhe të Italisë do të takohen sot në ishullin Ventetone, pranë Napolit, për të diskutuar mënyrat se si të mbajnë të bashkuar projektin evropian, pas Bregzitit.

Ky do të jetë ky takimi i dytë i liderëve të tri ekonomive më të mëdha të Eurozonës, prejse Britania e Madhe ka vendosur të largohet nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit.

Kryeministri i Italisë, Mateo Renci, do të mirëpresë në një ishull në brigjet e Napolit kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, Fransoa Oland.

Zyrtarët në Bruksel dhe Berlin druajnë se largimi i Britanisë nga blloku mund të nxisë referendum në Holandë, njëra nga anëtarët themeluese të BE-së për dalje ose mbetje në këtë bllok.

"E hëna synon të tregojë unitetin e tre vendeve më të mëdha në Evropë, por jo të krijojë një klub të veçantë”, tha një burim diplomatik francez, i cituar nga mediat britanike. Sipas tij Merkel, Renci dhe Oland do të kenë për qëllim vetëm të krijojnë bazë për samitin e ardhshëm të BE-së në Bratisllavë.

Publikuar: 23.08.2016 | 12:54
Lexuar: 445 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime