E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në juglindje të Peruxhës me epiqendër në fshatin Akumoli.
Një seri tërmetesh në Itali, 37 viktima





Katastrofë e vërtetë njerëzore në qendër të Italisë pas tërmetit prej 6,2 ballësh që dërrmoi zonat rurale në afërsi të Peruxhës. Mediat italiane raportojnë për të paktën 37 viktima dhe më shumë se 100 të humbur, ndërsa vazhdojnë që prej orësh operacionet frenetike për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta të shembura.

Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në juglindje të Peruxhës me epiqendër në fshatin Akumoli. Lëkundja e parë dhe më e fuqishme u pasua nga disa të tjera prej 3,8 dhe 3,9 ballësh, duke shtuar panikun mes mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët e qytezave dhe fshatrave.

Mësohet se situata më dramtike është në fshatin Amatriçe, ku kryebashkiaku tha se treçereku i tij është shkatërruar. Agjensia italiane e Mbrojtes Civile e cilësoi krizën si shumë të rëndë, ndërsa vijojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në shumë zona të dëmtuara. Raportohet se disa njerëz janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesat e shembura, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa ekipet e kërkimit të ndihmuar nga banorët kanë gërmuar edhe me duar mes rrënojave që dikur ishin banesa.

Mediat raportojnë se xhenierët e ushtrisë janë nisur nga Roma, ku gjithashtu u ndjenë lëkundjet e tërmetit, drejt fshtarave të shkatërruar për të ndihmuar në operacione. Në zonat e goditura më rëndë raportohet se shumë të plagosur po kurohen në rrugë. Mes ndërtesave të dëmtuara apo të shembura janë edhe strukturat mjekësore. Zyrtarë italianë nga terreni paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, ndërsa kanë krahasuar tërmetin me atë të Akuilës në prill të vitit 2009, që i kushoi jetën 309 njerëzve.

Publikuar: 24.08.2016 | 12:25
Lexuar: 521 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime