E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Forma e mirë që kanë shfaqur Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi me kuqezinjtë tetovarë në Europa League ka bërë që trajneri Angeloskvi ti grumbullojë ata në përfaqësuesen maqedonase.
Maqedonia publikon listën e lojtarëve kundër Shqipërisë
Trajneri i Maqedonisë Igor Angelovski, ka bërë publike listën e 18 futbollistëve të grumbulluar për duelin ndaj kuqezinjëve të Gianni De Biasit.

3 shqipëtarët nga Maqedonia të grumbulluar nga trajneri 40-vjecar janë Ferhan Hasani dhe Besart Ibrahimi të Shkëndijës së Tetovës dhe Agim Ibraimi i cili aktualisht luan me skuadrën e Astanas në Kazakistan.

Forma e mirë që kanë shfaqur Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi me kuqezinjtë tetovarë në Europa League ka bërë që trajneri Angeloskvi ti grumbullojë ata në përfaqësuesen maqedonase.

Përsa i përket Agim Ibraimit, mesfushori me tipare sulmuese është një nga lojtarët me me shumë përvojë që ka në dispozicion Maqedonia, në 39 ndeshje me përfaqësuesen ai ka arritur të realizojë 7 gola.

Nga Shkëndija e Tetovës përvec Hasanit dhe sulmuesit Besart Ibraimi, trajneri Angelovski ka grumbulluar edhe portierin Kostadin Zahov i cili ka bërë paraqitje fantastike me skuadrën shqiptare në Europa League.

Një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar që do të jetë pjesë e Maqedonisë për sfidën ndaj kombëtares kuqezi është edhe mbrojtësi Kire Ristevski.

Ish lojtari i Elbasanit, Bylis-it dhe Tiranës aktualisht luan me Ujpestin në Hungari dhe është një ndër 18 emrat e përfshirë në listë. Edhe ndaj Shqipërisë, Maqedonia do të mbështet te kapiteni Goran Pandev.

Publikuar: 24.08.2016 | 15:17
Lexuar: 498 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime