E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mjaft i qartë ish-mesfushori i Bayernit me këtë qëndrim të tijin, cka lë të kuptohet se nëse nuk do të ketë vend për të të “Djajtë e Kuq” do të kërkojë të provojë një aventure të re në MLS ose në Azi.
Schweinsteiger: Man. United, klubi i fundit ne Europe

Manchester United do të jetë klubi i fundit europian ku do të luajë Bastian Schweinsteiger. Është vetë mesfushori gjerman që e konfirmon dicka të tillë nëpërmjet një postimi në Tëitter, ku sqaron se klubi anglez ishte i vemti që mund ta bënte të largohej nga Bayerni i Mynihut dhe se nuk merr në konsideratë asnjë ofertë që mund t’i vijnë nga skuadra të tjera të mëdha në Europë. Nëse Manchester United do të ketë nevojë për të, shton më tej 32-vjecari, do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij.

Mjaft i qartë ish-mesfushori i Bayernit me këtë qëndrim të tijin, cka lë të kuptohet se nëse nuk do të ketë vend për të të “Djajtë e Kuq” do të kërkojë të provojë një aventure të re në MLS ose në Azi.

Mundësia më e madhe është që Schweinsteiger të zhvendoset në Amerikë, për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij Ana Ivanovic, me të cilën është martuar në muajin korrik.

Kampioni në fuqi i Botës me Gjermaninë nuk është stërvitur me ekipin e parë të United, por po vijon përgatitjet me skuadrën e dytë për të kapur formën sportive. Jose Mourinho e ka përfshirë në listën e lojtarëve që nuk janë në planet e tij, por mesfushori duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet, derisa t’i vijë oferta e duhur nga Amerika ose Azia.

Publikuar: 24.08.2016 | 15:26
Lexuar: 429 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime