E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në suaza të vizitës, Koxias do të realizoj takim edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Emil Dimitriev.
Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias për vizitë në Maqedoni
Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Koxias do të realizojë takim bilateral me Poposkin, në të cilin, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për progresin në implementimin e masave për ndërtim të besimit mes dy vendeve, si dhe për një sërë tema me rëndësi rajonale.

Koxias do të mbajë fjalim edhe në Këshillin e ambasadorëve, i cili mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme prej datës 24 deri më 26 gusht të vitit 2016, në të cilin marrin pjesë shefat e përfaqësive diplomatike-konsullare në Maqedoni. Siç është paraparë, ai do ta udhëheqë sesionin "The future of Europe and Balkans in need".

Në suaza të vizitës, Koxias do të realizoj takim edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Emil Dimitriev.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki në prag të vizitës së Koxiasit, vlerësoi se pret rritje të besimit, si dhe komunikim më të mirë politik mes të dy vendeve.

Poposki dje në një deklaratë për mediat tha se nuk pret në takimin me Koxiasin të hapet çështja e emrit dhe theksoi se prioritet është përmirësimi i marrëdhënies dhe krijim i lidhjeve më të fuqishme në sa më shumë sfera që është e mundur.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Nikos Koxiasit në Maqedoni. Pas vizitës së vitit të kaluar në qershor kur në Shkup realizoi takim me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Poposki.

Publikuar: 25.08.2016 | 11:28
Lexuar: 413 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime