E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mediat greke tani për tani pa komente e transmetojnë informacionin, duke shtuar se vizita e Koxias realizohet gjatë kohës kur zhvillohen bisedimet mes dy vendeve për masat për ndërtim të besimit.
Mediat greke: Ripërtëritje e komunikimit mes Athinës dhe Shkupit
"Koxias sot në Shkup" "Çavushogllu në Athinë, Koxias në Shkup", "Fjalim i rëndësishëm i Koxiasit në Shkup", "Koxias do të takohet me diplomatët në Shkup", "Shkupjanët i bënë thirrje Koxiasit të flet me ta", janë vetëm disa nga titujt e mediave greke të cilat sot informojnë për vizitën e ministrit grek të Punëve të Jashtme në Maqedoni.

Koxias sot qëndron për vizitë pune në Maqedoni, në ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, ndërsa do të realizojë takim edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryeministrin, Emil Dimitriev.

Shkaku kryesor për vizitën e diplomatit grek është fjalimi në Këshillin e ambasadorëve, i cili mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme prej datës 24 deri më 26 gusht të vitit 2016, në të cilin marrin pjesë shefat e përfaqësive diplomatike-konsullare në Maqedoni. Siç është paraparë, ai do ta udhëheqë sesionin "The future of Europe and Balkans in need".

Mediat greke tani për tani pa komente e transmetojnë informacionin, duke shtuar se vizita e Koxias realizohet gjatë kohës kur zhvillohen bisedimet mes dy vendeve për masat për ndërtim të besimit.

Vetëm "Katimernini" komenton se vizita e djeshme e prefektit të Selanikut Janis Butaris dhe vizita e sotme e ministrit Nikos Koxias orientojnë në atë se ekziston mobilitet në përpjekjet që të ripërtërihet klima e besimit mes dy vendeve, si kusht për iniciativat e ardhshme për zgjidhjen e çështjes së emrit.

"Motivet për udhëtimet e prefektit dhe ministrit të Punëve të Jashtme janë të ndryshme, por me pritje të njëjta: ripërtëritje të kanaleve ekzistuese për komunikim në nivel të funksionarëve të lartë në peirudhën e zhvillimeve intensive politike në Maqedoni dhe të kulturës në atmosferë të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë", komenton Katimerini.

Sipas gazetës, në Shkup me interes të madh pritet fjalimi i Koxiasit para diplomatëve të Maqedonisë, sidomos pjesa për raportet Athinë-Shkup në kontekstin rreth emrit.

"Gjithashtu, do të jetë interesante se si do të reagojë opinioni, i përbërë nga diplomatë nga gjenerata më e re, nga të cilët pjesa më e madhe ndahen nga "shkolla e njohur më fleksibile jugosllovene e të menduarit diplomatik", shkruan "Katimerini", duke shtuar se Koxias pjesën më të madhe të fjalimit të tij do t'ia kushtojë ngjarjeve evropiane, "por mund të supozohet se diskutimi do ta përfshijë edhe plagën e hapur në marrëdhëniet dypalëshe", thuhet në gazetë.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki në vigjilje të vizitës së Koxiasit, vlerësoi se pret rritje të besimit, si dhe komunikim më të mirë politik mes dy shteteve.

Poposki dje në deklaratë për mediat tha se nuk pret që në takimin me Koxiasin të hapet çështja për emrin dhe theksoi se prioritet është përmirësimi i raporteve dhe krijimi i lidhjeve më të fuqishme, në sa më shumë sfera të mundshme.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Nikos Koxiasit në Maqedoni, pas vizitët së vitit të kaluar në qershor kur kishte takim me kolegun e Maqedonisë, Nikolla Poposki. (MIA)

Publikuar: 25.08.2016 | 12:18
Lexuar: 381 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime