E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për të ishte kartoni i kuq numër 14 në karrierë, ku 12 herë është ndëshkuar me Romën dhe në dy raste me Kombëtaren italiane, por pas kësaj ngjarje lojtari e sheh veten në një pozicion aspak të thjeshtë.
De Rossi mendon lamtumirën nga Roma

Kartoni i kuq në ndeshjen përballë Portos, për ndërhyrjen vrasëse ndaj Maxi Pereira-s, kopromentoi shanset e Romës për të luajtur në Champions League.

Pas episodit të evitueshëm dhe që detyroi mbrojtësin ti nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale dhe ku u gjobit nga klubi verdhekuq, Daniele De Rossi po mendon largimin nga Roma.

Për një lojtar me pjekurinë dhe eksperiencën e tij, mesfushori është i pari që e ka kuptuar se gaboi dhe se vendimi i gjyqtarit ishte mëse i drejtë pas ndërhyrjes së rrezikshme.

Për të ishte kartoni i kuq numër 14 në karrierë, ku 12 herë është ndëshkuar me Romën dhe në dy raste me Kombëtaren italiane, por pas kësaj ngjarje lojtari e sheh veten në një pozicion aspak të thjeshtë.

Për të parën herë, De Rossi po shqyrton alternativën, nëse ka ardhur momenti që ti japë lamtumirën verdhekuqve në Qershor të vitit të ardhshëm, për ta mbyllur karrierën në Shtetet e Bashkuara.

Nëse një transferim i tillë do të realizohej, Roma do ta shihte veten në vështirësi, sepse në të njëjtën periudhë kohe përfundon edhe kontrata e kapitenit Francesco Totti.

Merkato e ardhshme e verës mund të vulosë në këtë mënyrë largimin e të gjithë futbollistëve romanë nga skuadra, me klubin që duhet të përgatisë një strategji të qartë për ringritjen, pasi eliminimi nga Champions përveç faturës financiare ndikon edhe në imazhin e skuadrës.

Publikuar: 25.08.2016 | 15:01
Lexuar: 441 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime