E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesëmarrësit në festival u ngjitën mbi njëri-tjetrin në 15 metra lartësi. Politikanë të zonës thonë se do të kërkojnë përmbysjen e vendimit të gjykatës që ka shkaktuar reagime të ashpra.
“Piramida njerëzore” në Indi









Njerëzit e mbledhur në Festivalin Janmashtami në perëndim të Indisë sfiduan një urdher të Gjykatës Supreme për lartësinë e “piramidave njerëzore”, që shoqërojnë rëndom evente të tilla. Festivali mjaft popullor kremton lindjen e perëndisë hindu, Krishna.

Rituali tejet i preferuar “Dahi Handi” i sheh njerëzit të ngjiten mbi shpatullat e njëri-tjetrit në formë piramide, në përpjekje për të kapur një poçe të mbushur me gjizë, e cila varet nga një litar në një lartësi të konsiderueshme.

Në 17 gusht, Gjykata e Lartë e vendit la në fuqi vendimin e një gjykate të një shkalle më të ulët që u ndalonte personave nën 18 vjeç pjesëmarrjen në një lojë të tillë dhe e kufizonte lartësinë e piramidës njerëzore në 6 metra. Pjesëmarrësit në festival u ngjitën mbi njëri-tjetrin në 15 metra lartësi. Politikanë të zonës thonë se do të kërkojnë përmbysjen e vendimit të gjykatës që ka shkaktuar reagime të ashpra.

Në Mumbai, ata që njihen si “Govindas” apo besimtarë të përkushtuar të Krishnas, u shtrinë në tokë në shenjë proteste, ndërsa një tjetër grup shpaloste flamuj të zinj si për të treguar kështu hidhërim. Me qindra vetë lëndohen çdo vit në Indi gjatë krijimit të “piramidave njerëzore”, ndërsa gara mes adhuruesve se kush prej tyre ngre piramidën më të lartë sa vjen e ashpërsohet.

Publikuar: 25.08.2016 | 16:13
Lexuar: 688 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime