E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është një sukses i madhë për Shkëndinë dhe sportin në përgjithësi në Maqedoni për shkak se asnjë ekip futbollistik nga Maqedonia nuk ka arritur asnjëherë deri në këtë fazë.
Sukses i madhë i Shkëndijës edhe pse humbi nga Gent-i

Është mbyllur këtu, në play ofin e Europa League, me Shkëndijën që është mposhtur 4-0 nga Gent në kthim pas disfatës 2-1 në transfertë, por çfarë emocionesh na kanë dhuruar këtë verë kuqezinjtë.

Kanë kaluar tre ture në kompeticionin europian, si kurrë më parë në historinë e tyre, kanë tejkaluar cdo parashikim dhe padyshim i meritojnë duartrokitjet e tifozëve dhe të gjithë shqiptarëve për krenarinë që dhuruan.

Është një sukses i madhë për Shkëndinë dhe sportin në përgjithësi në Maqedoni për shkak se asnjë ekip futbollistik nga Maqedonia nuk ka arritur asnjëherë deri në këtë fazë.

Ishte një ndeshje që niste në një atmosferë fantastike në stadiumin e Shkupit, mbi 30 mijë shpirttra shqiptarësh që përkrahnin Shkëndijën në një mbrëmje emocionesh të mëdha e krenarie kombëtare.

Duam fitore britma e tyre për një atmsoferë elektrizuese, në fushë Ibrahimi e Hasani në sulm të mbështetur nga Alimi në 4-3-2-1 e Akrapovic, por Gent e kishte marrë leksionin nga ndeshja e parë “mbrojtja më e mirë është sulmi”.

Sinjali i parë nga Renato Neto me topin që shkoi mbi traversë, i menjëhershëm reagimi i Shkëndijës me Alimin që dhuroi një pasim të bukur për Junior por braziliani gaboi në marrjen e topit duke i dhënë kohë kundërshtarit.

Jehonë që mbush zemrën në stadium nën thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptarë”, padyshim mbresëlënëse dhe për Presidentin e FSHF Armand Duka dhe homologun e FFK Fadil Vokrri në tribunë.

Në fushë ndërkohë ndoshta Shkëndija vuante emocionet, por e sigurt është se ishte Gent në sulm, e rrezikshme goditja e Milicevic në të 12, ndërsa në të 27 është sërish Milicevic dhe të gjithë kuqezinjve ju duhet të falënderojnë portierin Zahov për këtë pritje spektakolare.

Rasti i parë për Shkëndijën në të 28 me Ibrahimin që avancon dhe godet por grushton portieri me belgët që mbeten më të rrezikshëm,, Zahoc i duhet të tejkalojë sërish vetveten në të 30, ndërsa për tetovarët janë shumë pak tentativat nga larg të Besart Ibrahimit që shkojnë jashtë katërkëndëshit të portierit Rinne. Pjesa e dytë është një katastrofë e vërtetë pasi Gent gjen avantazhin në minutën e 60 me Saief që kroson nga e majta dhe Kulubali që zhbllokon ndeshjen.

Është në fakt një gol që godet shpresat e Shkëndijës me sulmuesin nga Mali që shënon sërish pas 9 minutash, këtë hërë pas një asiosti nga Simon. 2-0 dhe de fakto gjithcka ka përfunduar, e pamundur të imagjinohet më një përmbysje, dhe praktikisht që aty fillon një ndeshje pa histori, me belgët që shënojnë edhe dy herë të tjera Me Pwerbet në minutën e 81, ndërsa rezultati 4-0 vuloset nga një goditje mjaft e bukur e Renato Netos.

Rezultat i pamëshirshëm për mbylljen e një aventure të jashtëzakonshme, në përfundim të së cilës Shkëndija gjithsesi meriton vetëm përgëzim e duartrokitje.

Rekord tifozesh

Sipas burimeve jozyrtare, mbrëmë ndeshjen Shkëndija-Gent e kan ndjekur mbi 25.000 shikues dhe kjo paraqet rekord për stadiumin në Shkup që pas renovimit.

Kapaciteti i stadiumit është 33.460 vende.

Publikuar: 26.08.2016 | 11:52
Lexuar: 652 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime