E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë takim të parë, siç citohet në njoftim, zëvendëskryeministri Halili falenderoi shefin e zyrës së NATO-s dhe i uroi mirëseardhje në RM në postin e ri.
Halili takoi shefin e zyrës së NATO-s, Gozard Bartol

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, sot realizoi takim me Shefin e zyrës së NATO-s në Shkup, Gozard Bartol.

Në këtë takim të parë, siç citohet në njoftim, zëvendëskryeministri Halili falenderoi shefin e zyrës së NATO-s dhe i uroi mirëseardhje në RM në postin e ri.

Halili dhe shefi i NATO-s biseduan për situatën politike në vend, implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, përkatësisht pikat që dalin nga ky dokument paqësor dhe pika të tjera që janë në interes të përbashkët.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën shqetësim për situatën politike të fundit në vend dhe diskutuan rreth procesit të zgjedhjeve që duhet të zhvillohet në RM.

Ata theksuan se të njëjtat duhet të jenë demokratike, kredibile, fer dhe të lira që të mund të sigurojnë ardhmërinë evropiane të Republikës së Maqedonisë në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos.

Bartol nga ana tjetër shprehu gadishmëri për bashkëpunim në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit sidomos në sferën e sigurimit dhe mbrojtjes.

Halili e informoi edhe për 15-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit si dhe për Analizën që e ka përgatitur Sekretariati në bashkëpunim me OSBE-në, ekspertët si dhe Institutin për Paqe.

Më tej, ai informoi shefin e zyrës në NATO. Bartol se kjo Analizë është në pajtueshmëri me Planin Aksional të Qeverisë për Reformat Urgjente Qeveritare dhe Dialogut të Nivelit të Lartë me Komisionin Evropian.

Ai theksoi se rekomandimet që dalin nga kjo Analizë janë një bazë e mirë për të ardhmen dhe janë rezultat i punës gjithëpërfshirëse me institucionet përkatëse, sektorin joqeveritar, qarqet akademike dhe palët e tjera të interesuara.

Zëvendëskryetari i Qeverisë Halili ripërsëriti se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, është kusht për krijimin e mirëbesimit ndërmjet etniteteve dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Më tej theksoi se Republika e Maqedonisë si shtet që pretendon të jetë pjesë e familjes europiane dhe anëtare e NATO-s do jetë shtet më i sigurt dhe më stabil.

Bashkëbiseduesit gjithashtu u pajtuan që të ndjekin zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit si dhe të vazhdojnë me një bashkëpunim më të afërt për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Publikuar: 26.08.2016 | 12:34
Lexuar: 385 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime