E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fjalimin e tij Halili shprehu se Gonxhe Bojaxhiu është një model i veçantë dhe ndoshta edhe i papërsëritshëm i përhapjes së dashurisë, paqes dhe bamirësisë në miliona njerëz të vuajtur anekënd botës.
Në Maqedoni shënohet me nderime qeveritare 106 vjetori i  lindjes së Nënë Terezës
Zëvendës-kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Festim Halili, sot (e premte 26.08.2016), zhvilloi aktivitete me rastin e shënimit të 106 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

Si kryesues në këshillin organizativ, z. Halili në emër të Qeverisë së bashku me ministrat tjerë shqiptarë i filluan aktivitetet e para me vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore, ku gjendet edhe vendi i lindjes së Nënës Terezës duke vazhduar më pas me hapjen e ekspozitës në Daut Pasha Hamam.

Në këtë ekspozitë e cila ishte e mbështetur nga shumë institucione shtetërore dhe ndërkombëtare z. Halili para të pranishëmve u drejtua me një fjalim ku mes tjerash theksoi: "Shqiptarja nga Shkupi, Gonxhe Bojaxhiu, është një model i veçantë dhe ndoshta i papërsëritshëm, i përhapjes së dashurisë, paqes dhe bamirësisë në miliona njerëz të vuajtur anekënd botës".

Më tej ai shtoi se: "Për vlerën e madhe që mban, sot emri i saj është lartësuar në shumë emra institucionesh mbarë trojeve shqiptare. Sot në Maqedoni, Spitali Gjinekologjik në Çair të Shkupit e mban emrin "Nënë Tereza" sikurse autostrada kryesore me gjatësi prej 300 kilometrave e "Korridorit 8. Së shpejti, në Shkup do të fillojë të funksionojë edhe Universiteti më i ri i shtetëror në gjuhën shqipe me emrin "Nënë Tereza".

Në këto aktivitete të pranishëm ishin edhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria si dhe ambasodori i Kosovës dhe i Shqipërisë.
Shënohet me nderime qeveritare 106 vjetori i  lindjes së Nënë Terezës
Shënohet me nderime qeveritare 106 vjetori i  lindjes së Nënë Terezës
Shënohet me nderime qeveritare 106 vjetori i  lindjes së Nënë Terezës

Publikuar: 26.08.2016 | 15:07
Lexuar: 446 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime